“Preferoj të blejë këpucë në eBay, se të bëhem prostitutë e sponzorëve”

198

Benoit Assou-Ekotto, futbollist aktual i skuadrës franceze Saint Etienne, preferon të blejë një palë këpucë sportive në eBay 30 euro, se të bëhet prostitutë e sponzorëve, transmeton Gazeta Sheshi.

“Preferoj të jem i lirë se të bëhem prostitutë e sponzorëve”, ka deklaruar për Canal +, futbollisti kamerunas.

Kohë më parë ish-futbollisti i skuadrës angleze Tottenham Hotspur ka deklaruar se e urrente futbollin dhe luante vetëm për shkak të parave.

“Kam blerë një palë këpucë 30 euro në eBaye. Nuk janë të shtrenjta, mirëpo shpresoj të argëtohem me to”, ka përfunduar Assou-Ekotto.

/Gazeta Sheshi/