Prapaskena/ Guardiola donte Tuchel si pasuesin e tij te Bayerni

135

Prapaskena mjaft interesante janë zbuluar në Gjermani. Drejtori teknik i Bayernit, Micheal Reschke ka rrëfyer se Pep Guardiola dëshironte Thomas Tuchel si pasues të tij te Bayerni.

Ai është shprehur se i ka thënë tekstualisht kështu gjatë një bisede që ka pasur me Guardiolën. “Dua që Tuchel të jetë pasardhësi im te Bayerni”.

Kjo ka ndodhur pikërisht në kohën kur Guardiola arriti akordin që sezonin e ri të transferohej te Manchester City. Gjithsesi tekniku spanjoll nuk është se është mërzitur shumë pasi ja ka lënë vendin një mjeshtri si Anelotti.