Pranga mësuesit që ka goditur nxenesit

344

Agjentë të policisë të komisariatit të Bulqizës kanë arrestuar këtë të enjte një mësues, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike me mjete të forta ndaj 12 nxënësve.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave arrestimi i mësuesit Adil Muça ka ardhur pas denoncimit të bërë nga prindërit e disa nxënësve të shkollës “Orzhanov” të komunës Ostren.

Nga kontrollet që vijuan më pas rezultoi se Muça, 63 vjeç, i kishte goditur nxënësit me drutë e koftorit, duke plagosur rëndë 4 prej tyre.

Një nga këta, një vajzë e mitur, kishte pësuar hematomë në kokë dhe për rrjedhojë është shtruar në spitalin e Bulqizës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se mësuesi kishte qenë në gjendje të dehur në momentin e dhunes. Përveçse është arrestuar, ai është shkarkuar nga detyra.