Portieri kosovar firmos kontratë me skuadrën e Bundesligës

733

Portieri nga Kosova, Diant Ramaj ka firmosur kontratë me skuadrën gjermane, Eintracht Frankfurt, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman, duke shkruar se 19-të vjeçari do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2024.

Ndërsa trajneri i portierve të skuadrës gjermane, Jan Zimmermann, ka deklaruar se Ramaj është një portier shumë i talentuar dhe beson se ai mund ta bëjë hapin e radhës në skuadrën e tyre.

“Është një portier i talentuar dhe jam i bindur se Dianti mund të bëjë hapin e radhës me ekipin tonë që të zhvillohet edhe më shumë”, ka thënë Jan Zimmermann

Telenti kosovar më herët ka qenë reprezentues i Gjermanisë U20. Ramaj është i gjatë 1.89 cm dhe u transferua te Eintracht nga skuadra e Heidenheim.

/GazetaSheshi/