Portieri goditet nga rrufeja, rrezikon jetën

124

Një portier 18-vjeçar është goditur nga rrufeja gjatë kohës kur po stërvitej në fushë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 18-vjeçari Stefan Petrovski po lufton me jetën dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ngjarja ndodhi në Malajzi, në kohën kur futbollistët e Malaka United po kryenin stërvitjen e zakonshme.

Pranë portierit ndodhej edhe një tjetër lojtar, por ky i fundit vetëm u tremb nga rrufeja dhe nuk pësoi lëndime të tjera.