Portieri 35-vjeçar debuton me Manchester Cityn në Premier League, pas dhjetë vitesh!

912

Portieri 35-vjeçar, Scott Carson, ka bërë sot debutimin me Manchester Cityn.

35-vjeçari është aktivizuar titulluar nga Pep Guardiola në përballjen ndaj Newcastle.

Carson është në huazim te Siti nga Derbi për dy sezonet e fundit, por gjatë kësaj periudhe nuk u aktivizua asnjë minutë të vetme me “qytetarët”.

Portieri për herë të fundit kishte luajtur në Premier League me fanellën e West Brom në maj 2011 plot 3645 ditë më parë.

Ai në përfundim të kampionatit do të marrë medaljen e kampionit me Manchester Cityn.