Policia krijon gardh për të ndarë protestuesit nga simpatizantët

111

Një përleshje verbale sapo ka ndodhur mes simpatizantëve që kanë ardhë për të festuar zgjedhjen e presidentit të ri dhe protestuesve në anën tjetër që po kundërshtojnë këtë zgjedhje.

Kjo përleshje ka ndodhur tek selia e Partisë Demokratike të Kosovës në rrugën “Tirana”.

Policia ka formuar një kordon për të ndarë protestuesit nga simpatizantëve.

Në oborrin e selisë së PDK-së është parë pak momente më herët edhe Lirak Çelaj nga kjo parti, i cili tha se asgjë nuk është organizuar nga partia, por qytetarët sipas tij kanë të drejtë të festojnë dhe nuk mund të ndalohen.