Podujeva merr ngjyrat e klubit të Llapit, i gjithë qyteti i jep përkrahje për finalen e Kupës

324

Qyteti i Podujevës është mbushur me ngjyrat e klubit të futbollit “Llapi”.

Kjo pamje festive është bërë në ditën kur Llapi luan ndeshjen finale ndaj Dukagjinit në Kupën e Kosovës.

Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane.

Në ditën e ndeshjes finale dhe shumë të rëndësishme, qendra e qytetit në Podujevë tashmë është veshur me ngjyrat e klubit.

“Faleminderit Podujevë për mbështetjen e parezervë ndaj nesh

Është koha t’iu bëjmë krenar, andaj të bashkuar do t’ia dalim” – thuhet në postimin e KF Llapit në “Facebook”.

Ndryshe, ndeshja finale mes Dukagjinit dhe Llapit zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.