Podrimaj: Istogu e mbyll kampionatin në këtë pozitë

185

Trajneri i Istogut, Besim Podrimaj, është shprehur optimist në objektivin e “tfortave” për të kapur një vend që siguron barazhin, pas fitores kundër Llapit.

“Shpresoj shumë që në fund do ta kapim një vend të barazhit. Jemi duke punuar në të gjitha aspektet dhe kjo fitore na jep edhe më shumë besim. Llapi luajti mirë, por ne dominuam dhe besoj që fituam me plot meritë”, deklaroi Podrimaj për “Supersport Kosova”.

Istogu fitoi falë golave të Selim Bajramajt dhe Agron Bruqit.