Po shkëlqen me Italinë, Manuel Locatelli i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane

175

Sipas La Gazzetta dello Sport, Real Madrid, PSG, Manchester City dhe Borussia Dortmund kanë kontaktuar Sassuolon për Manuel Locatelli ndërsa Juventus do të ofrojë 30 milion € plus Radu Dragusin sot.

Locatelli, 23 vjeç, vlerësohet si një nga perspektivat më interesante të Italisë.

Ai ka shënuar dy gola në “Euro 2020” dhe pritet të largohet nga Sassuolo gjatë verës.

Sassuolo e vlerëson atë në 40 milion € dhe sipas disa raporteve, drejtori i klubit Giovanni Carnevali do të takojë drejtorin sportiv të Juventusit Federico Cherubini sot dhe pritet një njoftim.