“Po fola për familjen e Piques, do ndihet keq”

160

Alvaro Arbeloa dhe Gerard Pique kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Përplasjet nuk kanë munguar edhe kur kanë luajtur së bashku në Kombëtare. Por, duket se tashmë ofendimet kanë kaluar në planin personal dhe jo sportiv.

Mbrojtësi i Realit, i pyetur për futbollistin e Barçës, tha: “Unë kam të njëjtin respekt për familjen e tij, po aq sa ai ka për familjen time. Nëse dikush do ofendonte Realin e Madridit, do ta kuptoja deri diku. Por, kur përmendet familja, nuk toleroj askënd. Më mirë po të mos flas për të afërmit e Piques, sepse do ngelej shumë keq”. Një deklaratë e Arbeloas, e cila pritet të sjellë reagime akoma më të ashpra në të ardhmen.

Kombëtarja – “Jam i lumtur që kam luajtur shumë ndeshje dhe kam qenë titullar në pjesën më të madhe të grumbullimeve. Sigurisht që ka pasur debate brenda ekipit, por në fushë ishim profesionistë. Vendosa që të largohem nga përfaqësuesja, pas asaj që ndodhi me Diego Costën”, u shpreh Arbeloa, duke iu referuar një ndërhyrjeje të pandershme në duelin midis Realit dhe Atleticos.

Murinho – “Jose e rriti shumë nivelin e Realit. Klubi kishte nevojë për një trajner të tillë. E di që do rikthehet sërish një ditë, por nuk ka për të ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Momentalisht, sapo ka nisur epoka e Zidanit dhe besoj se do zgjasë. Zizu ka qenë idhulli ynë si futbollist dhe ka mbështetjen e të gjithëve”.

/Panorama Sport/