Plotë 8-të gola në dy ndeshje të Ligës së Dytë

588

Sot ka përfunduar edhe java e 26-të në Ligën e Dytë me dy ndeshje interesante, shkruan Gazetasheshi.com.

Sharri në udhëtim tek Gjilani, e ka mposhtur me shifra prej 4:0 skuadrën e Galaksisë.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Rilindja e ka përmbysur rezultatin në 3:1 ndaj Gjakovës.

Kjo fitore prej 3:1 në udhëtim ishte e rëndësishme për kryeqytetasit, teksa tani paksa i kanë ikur zonës së rrezikut duke kaluar vendin e 13-të me 24 pikë. Kurse skuadra e Gjakovës ka mbetur në pozitën e 9-të me 32 sosh.

Ndërkohë ekipi nga Gjilani, Galaksia pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 11-të pikë, ndërsa Sharri në vendin e 8-të me 35 sosh.

/GazetaSheshi/