“Plisat” thumbojnë keq rivalët për titull!

756

Rrëshqitjet e Dritës dhe Ballkanit i ka shfrytëzuar në maksimum Prishtina, skuadër kjo që tashmë po marshon drejt titullit të 11-të në histori, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryeqytetasit tashmë janë kryesues me tri pikë larg Dritës në vendin e dytë, dhe pesë larg Ballkanit të vendit të tretë.

Pas këtyre rezultateve, nuk kanë munguar talljet e tifozëve të Prishtinë, “Plisat”, të cilët kanë postuar një foto në faqen e tyre, në të cilën shkruan: “Distancë sociale nga klubet sezonale”.


Kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të kampionatit, Prishtina tashmë ka mundësi të madhe për ta fituar titullin. 

/Gazeta Sheshi/