“Plisat” i injorojnë klubet evropiane (FOTO)

306

Prishtina do të luajë nesër me Llapin në kuadër të javës 24 të Raiffeisen Superligës dhe tri pikë do të ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për ekipin e trajnerit Fadil Berisha.

Andaj, për të arritur këtë qëllim nevojitet edhe përkrahja e tifozëve, “Plisave”, të cilët pritet të jenë në numër të madh në këtë ballafaqim që luhet nga ora 14:00.

Për këtë është duke u përkujdesur kryetari i këtij tifo-grupi, Albert Kastrati, që po bën vazhdimisht thirrje që të jenë në stadium në numër sa më të madh.

Ndërkohë, së fundmi ka postuar edhe një foto interesante, ku shihen logot e disa klubeve të njohura evropiane që nuk kanë asnjë vlerë për të kur është në pyetje Prishtina.

12923093_10153684228876748_6723793241383154500_n