Plas te Istogu: Largohet sponzori kryesor

160

Humbja në udhëtim tek Vushtrria si dhe gjendja jo fort e mirë në renditjen tabelare nuk kanë qenë shkak për largimin e donatorit kryesor tek Istogu. Në fakt pronari i kompanisë “Trofta”, Fazli Bytyçi ka dhënë dorëheqje të menjëhershme, pas sjelleve aspak të mira të disa personave që kanë sulmuar lojtarët dhe zyrtarët e klubit, transmeton Gazeta Sheshi.

Kompania ‘Trofta’ është larguar nga klubi për shumë arsye, por do t’i pëmendin arsyet kryesore:

1. Komuna e Istogut i kishte premtuar kompanisë ‘Trofta’ se do ti bashkohen disa firma të mëdha nga Istogu, për të qenë bashkësponzorë të klubit. Edhe pse në fillim kishte premtime të mëdha se firmat istogase do të kontribuojnë për klubin tonë, ndodhi krejt e kundërta, pasi që firmat tjera nuk e jepen as edhe një cent për klubin tonë. Komuna i ka hjekur disa shpenzime të klubit, por kjo është diqka shumë e vogël në krahasim me shepnzimet e mëdha që i bëjmë ne si klub gjatë një viti kalendarik.
Javët e fundit edhe rrymën na kanë ndërprerë, për shkak të borgjeve të mëhershme.
Pra ‘Trofta’ e vetme ka vazhduar ta sponzorizon klubin.

2. Sot pas ndeshjes Vushtrria – Istogu, persona të panjohur kanë hyrë në stadium, në zhveshtoret e klubit kanë lënë mesazhe të ndryshme nëpër mure, e që ishin kundër klubit. E më së shumti ishin për trajnerin Genc Hoxha, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Gjithashtu gomat e veturës së trajnerit Genc Hoxha ishin të shpërthyera.
Këto gjeste të ulëta të disa personave të papërgjegjshëm, ka bërë që krerët e klubit të jenë shumë të mllefosur me këto veprime të pahijshme, këto gjeste nuk arsyetohen.

/Gazeta Sheshi/