Plas skandali në Shqipëri: Projektuesi i “Arenës Kombëtare” i akuzuar për korrupsion

121

Vetëm një ditë më parë u prezantua bujshëm nga Presidenti i Federatës Shqiptare së Futbollit, Armand Duka dhe nga Kryeministri Edi Rama, si arktiekti i projektit të paraqitur të atij që në të ardhmen do të jetë stadium “Arena Kombëtare”, transmeton telesport. al. Pa kaluar ende 24 orë, nga një kërkim shumë amatoresk në internet u zbulua se arkitekti Marco Casamonti, fituesi bashkë me studion  tij dhe kompaninë “Archea” për hartimin e projektit të stadiumit “Arena Kombëtare”, veç të kaluarës së ndritur profesionale dhe asaj akademike, fshihet edhe një anë e errët, e dyshimtë dhe negative.

Bazuar në artikujt e mediave italiane, sikurse citon edhe njëra prej tyre, “La Republica”, arkitekti Marco Casamonti, gjatë vitit 2008, ka qenë njëherësh në hetim për korrupsion, si dhe i arrestuar për pjesëmarrje konfliktuale në tendera. Një fakt ky i sapodalur në dritë që mund të hedhë një hije dyshimi mbi ndërtimin e stadiumit të ri, sikurse ka apeluar edhe vetë opozita politike në Shqipëri.