Pija që pastron mushkëritë nga duhani

276
Duhani është një ndër veset më të këqija që shoqëron shumë njerëz, pirja e tij shkakton probleme të shumta në çdo organ të trupit të njeriut.

Duhani është veçanërisht i dëmshëm për mushkëritë dhe është një nga shkaktarët kryesor të kancerit. Për shkak të duhanit zhvillohen sëmundje të tilla si astma dhe bronkiti. Ekspertët mjekësorë rekomandojnë këtë pije natyrale për të reduktuar efektet negative të duhanit.

Për të përgatitur një pije të tillë që ju vjen në ndihmë atyre që janë duhanpirës për më shumë se pesë vite, duhen këta përbërës kryesorë si; pak rrënjë xhenxhefili, dy lugë çaji shafran, 400 gramë hudhër, e qëruar dhe e copëtuar, 1 litër ujë, 400 gr sheqer kafe.

Në fillim vendoseni ujin në një tenxhere dhe ngroheni atë, shtojeni sheqerin brenda. Pasi të vlojë uji shtoni edhe përbërësit e tjerë. Vlojeni për pesë minuta, dhe largojeni nga zjarri dhe prisni derisa të ftohet në një temperaturë të dhomës. Vendoseni lëngun në një shishe qelqi dhe futeni në frigorifer.

Merrni dy lugë çaji nga kjo pije çdo ditë në mëngjes në stomak bosh dhe dy në mbrëmje pas ushqimit të fundit.