Pezullohet ndeshja Ponte Prizreni – Peja

180

Kur po zhvillohej ndeshja e fundit e gjysmëfinales së “Play-off”-it mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, ka ndodhur një përleshje.

Në “Sezai Surroi” pjesa e parë ka përfunduar 48-49 në të mirë të mysafirëve, mirëpo me t’u mbyllur kjo pjesë ka ndodhur incidenti.

Skuadra pejane ka njoftuar përmes një postimi se pas përfundimit të pjesës së parë, janë sulmuar nga shikuesit dhe një pjesë e stafit.

Sipas tyre, nga kjo përleshje ka pasur edhe të lënduar.

Ndërsa, pas kësaj ngjarje, Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur ta pezullojë ndeshjen.

Fati i këtij takimi pritet të dihet shumë shpejt.