Peticion për të përsëritur finalen e EURO 2016

152

Portugalia u shpall Kampione e Evropës në futboll edhe pse paraqitja e saj nuk ishte aspak frymëzuese apo dinjitoze sipas analistëve të futbollit.

Për këtë arsye, ka nisur një peticion për riluajtjen e finales së Euro 2016. Peticioni ka marrë në 24 orë mbi 115 mijë firma. “Portugalia mashtroi, nuk e meriton trofeun”, thuhet në përshkrim.

Gjithsesi, një peticion i tillë është pak a shumë i ngjashëm me atë të organizuar në Britaninë e Madhe një ditë pas u vendos me referendum për dalje nga BE.

Që do të thotë se nuk ka asnjë efekt, por thjeshtë një përpjekje për të mbajtur ende gjallë diskutimet për fituesin.