Pesha e Milanit, Boateng pranon stolin para largimit

143

Kevin-Prince Boateng do të largohet nga Milani pas përfundimit të këtij edicioni. ‘Rosonerët” nuk do t’i ofrojnë ganezit vazhdimin e bashkëpunimit, pasi ai nuk ka bindur.

“Milan News” shkruan se mesfushori është i gatshëm të qëndrojë në stol vetëm për të qenë pjesë e klubit edhe për më tutje, por ekipi i trajnerit Sinisa Mihajlovic nuk ka nevojë për lojtar të tillë, natyrisht të kushtueshëm, përcjell Gazeta Sheshi.

29-vjeçari ka kontratë deri në përfundim të këtij edicioni dhe vetëm një ndërhyrje nga presidenti Silvio Berlusconi, i cili është një tifoz i Boateng, do ta mbajë ish-lojtarin e Portsmouth në ‘San Siro’ edhe për sezonin e ardhshëm.