Pesë vite nga pranimi i Kosovës në FIFA

93

Janë bërë pesë vite që kur Kosova është pranuar me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.

Në Kongresin e 66-të të FIFA-s që u mbajt në Meksikë, Kosova u anëtarësua me të drejta të plota dhe u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Në atë vit në Meksikë kishin udhëtuar presidenti i ndjerë Fadil Vokrri së bashku me njërin nga më meritorët për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA, Flamur Bunjakun i cili ishte krahu i djathtë i Vokrrit, derisa Kosova mori 141 vota pro nga 164 vota valide.

Vokrri dhe Bunjaku u pritën si heronjë në Kosovë pasi kishin bërë një punë jashtëzakonisht të madhe.

Kosova ka bërë hapa para në të gjitha sferat, derisa pesë vite pas pranimit mbetet që të përmirësohet edhe infrastruktura në vendin tonë.