Pesë emrat më të kërkuar të merkatos!

296

Lajmet për merkaton e verës kanë mbuluar çdo ballinë të mediumeve europiane, derisa së fundmni janë pesë futbollistë që kanë zënë hapsirat kryesore. Fjala është për sulmuesit, Gonzalo Higuain, Carlos Bacca, Riyad Mahrez, Jacskon Martinez dhe Alvaro Morata. Gazeta Sheshi përcjell informacionet e fundit në lidhje me transferimin e këtyre futbollistëve.

Juve dorëzohet për “El Pipitan”

higuain31

Sulmuesi i Napolit u lidh së fundmi me një kalim te kampioni i Italisë, por shuma e madhe të cilën po e kërkon presidenti Aurelio De Laurentiis, ka bërë që Juve të zbrapset.

“Për momentin, çështja e Higuainit është e mbyllur. Mund ta konfirmoj që ne s’do ta paguajmë klauzolën”, deklaroi Marotta.

Mahrez ndahet me Leicesterin, afër Barcelonës

Mahrez

Riyad Mahrez po mendon largimin nga skuadra e tij aktuale, Leicester City. Sulmuesi algjerian nuk e sheh vetën edhe shumë gjatë në radhët e kampionit të Anglisë.

Sipas France Football, lojtari më i mirë në ishull ka në plan të hedh poshtë një zgjatje të kontratës nga kampioni i Anglisë, ndërkohë që spekulimet e fundit e lidhin atë me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Bacca kërkohet nga gjithë Evropa

Carlos Bacca ka oferta të rëndësishme nga ligat më të forta evropiane, por prioritet i tij është qëndrimi në Milan.

Sulmuesi kolumbian ka qenë vetëm në për një sezon në San Siro, por e thashethemet për karrierën e tij nuk kanë të ndaluar, pasi po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

“Unë jam duke bërë mirë, kam shënuar 20 gola, edhe pse skuadra e Milanit nuk është në të njëjtin nivel si Sevilla”, ka thënë Bacca për Marca.

Martinez pranë rikthimit tek Porto

Jackson MartinezAventura në kampionatin kinez duket të ketë qenë jetë shkurtër për sulmuesin kolumbian Jacskon Martinez. Sulmuesi kishte kaluar nga skuadra spanjolle Atletico Madrid tek Guangzhou Evergrande, derisa pas gjashtë muaj kërkon të rikthehet në Europë.

Siç raportojnë mediumet portugeze, ish skuadra e tij, Porto, është e interesuar të rikthejë sulmuesin, por problem mbetet paga e lartë që fiton në kampionatin aziatik.

Morata e ka të paqartë të ardhmen e tij

alvaro-morata-juventus_x7kiowmziiae1y1287vl09555Sulmuesi spanjoll i cili u rikthye tek skuadra amë, Real Madrid, nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij. Morata nuk udhëtoi me skuadrën madriliene në turin parasezonal në SHBA, derisa spekulimet e lidhin atë për një kalim tek skuadrat angleze.

Arsenal dhe Chelsea janë skuadrat më të interesuar për shërbimet e tij, por çmimi i lartë që ka vënë Real Madrid prej 70 milionështë për të është shumë i lartë.

/Gazeta Sheshi/