Pesë arsyet për të cilat Leicester City mund të fitojë Premier Ligën

156

Skuadra nga “King Power” ka treguar forcën e saj të vërtetë, duke gjunjëzuar emrat e mëdhenj të Ligës Premier, dhe me plotë meritë kryeson kampionatin anglez të futbollit. Leicester City ishte cilësuar si surpriza më e bukur e këtij edicioni, që siç duket ka vendosur të bëjë historinë, për faktin se ka pesë pika shumë të forta të cilat mund ti mundësojnë një gjë të tillë.

“Gazeta Sheshi”, transmeton pesë arsyet për të cilat Leicester mund të fitojë kampionatin:

1. Mentaliteti fitues

1.Mentaliteti fituesPër dallim prej edicioneve të shkuara, në këtë sezonë, skuadra e Leicester-it ka pësuar vetëm dy humbje dhe njëherit është skuadra që ka pranuar më së paku të nënshtrohet këtë vit. Vetëm dy herë.

2. Stili i lojës

2. Stili i lojësNuk i nevojitet shumë posedimi i topit për të fituar një ndeshje futbolli. Mjafton vetëm 42% dhe efikasitet të lartë në repartin sulmues dhe suksesi është i garantuar.

3. Claudio Ranieri

File photo dated 25-08-2015 of Leicester City manager Claudio Ranieri. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date: Sunday December 13, 2015. Claudio Ranieri faces Chelsea with Leicester on Monday, the first time he has come up against the Blues in English football since leaving Stamford Bridge in 2004. See PA story SOCCER Ranieri Focus. Photo credit should read Peter Byrne/PA Wire.

Të gjithë e kishin nënvlerësuar në fillim të edicioni. Madje, Mourinho e kishte quajtur edhe humbës. Mirpo, poziviteti i tij në dhomat e zhveshjes ka ndikuar shumë në karakterin e futbollistëve të tij, ndërkohë tani askush nuk dyshon në aftësitë e tij.

4. Një organikë e kompletuar dhe ekuilibruar

4. Një organikë e kompletuar dhe ekuilibruar
Megjithë protagonismin e Vardy-t dhe Mahrez-it, skuadra e Leicester City-t, ka shumë luanë të tjerë në skuadër. Një mesfushor anonim sikurse N’Golo Kante është futbollisti që ka rrëmbyer më së shumti topa në Premier Ligë.

5. Uniteti i skuadrës

5. Uniteti i skuadrës
Derisa në shumë skuadra të njohura, dhomat e zhveshjes janë të ndara në klane dhe grupe të ndryshm, tek skuadra e Leicester City-t ekziston një tjetër frymë. Harmonia dhe uniteti i lojtarëve ka bërë që skuadra e Leicester City-t të udhëheq kampionatin, trembëdhjetë javë pa përfunduar sezoni dhe me shumë mundësi kampion i ri i Ligës Premier.