Përparim Islami i bashkohet 89-shit

372

Pas Edon Pasomës dhe Ilir Izmakut, Trepça ’89 ka siguruar shërbimet e futbollistit të talentuar, Përparim Islami.

Mbrojtësi që në edicionin e fundit ishte pjesë e Prishtinës, ka arritur marrëveshje njëvjeçare me mitrovicas, shkruan Gazeta Sheshi.

Prezantimi i lojtarit që vlerësohet shumë për shpirtin luftarak, si përforcim i radhës i 89-shit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme. Islami pohon te ketë qenë i kënaqur me kushtet e ofruara nga mitrovicasit dhe tani e tutje do ta djersitë fanellën e këtij ekipi.

Ky nuk do të jetë transferi i fundit i ekipit të drejtuar nga Bekim Shotani.