Përfundon para kohe miqësorja Gjilani – Hajvalia, ja arsyeja

442

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Hajvalisë nuk doli të jetë miqësor ashtu siç ishte planifikuar. Dy anëtarët e Superligës nuk arritën të përfundonin ndeshjen në tërësi, duke gjetur kështu fundin e paparamenduar në pjesën e parë, shkruan Gazeta Sheshi.

Shkak për këtë u bënë disa konfrontime verbale ndërmjet futbollistëve të dy skuadrave për të ardhur më pas tërheqja e skuadrës së Hajvalisë. Më parë mbrojtësi i Gjilanit Ylber Kastrati kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar tek një futbollist udhëtues, me ç’rast zgjoi reagim të madh tek prishtinasit.

Përfshirja e Azem Ahmetit (futbollist i Gjilanit) në këtë situatë ka acaruar drejtuesit e stafit teknik të Hajvalisë, me ç’rast trajneri Sunaj Keçi vendosi të largojë futbollistët e tij nga fusha. Madje, ekipi kryeqytetas ka akuzuar në faqen zyrtare të klubit ish-futbollistin e tyre Azem Ahmeti, si iniciator i gjithë kësaj ngjargje që solli në përfundimin e parakohshëm të ndeshjes.

/Gazeta Sheshi/