Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë

84

Ka përfunduar pjesa e parë në “Puskas Arena” ku po përballen Hungaria dhe Portugalia.

Portugalia ishte dominuese në pjesën e parë ku pati disa raste, por edhe Hungaria arriti të mbrohej mirë.

Rastin më të mirë e pati Cristiano Ronaldo, i cili humbi një rast në 16 metërshin e Hungarisë, ku goditja e tij shkoi jashtë kuadratit të portës.

Edhe Diogo Jota pati një rast të mirë, ku plasoi goditje por Gulasci ishte në vend.

Në anën tjetër, Hungaria u mundua përmes kundërsulmeve të dëmtojë Portugalinë, por nuk ia arritën ta bëjnë këtë.

Rezultati përfundimtar, Hungaria 0-0 Portugalia.