Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për në Qipro

176
photo by: @besim.mydyti

Përfaqësuesja A e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbajtur edhe stërvitjen e radhës në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla.

Njëherësh kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021.

Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra.

Fazën intensive të përgatitjeve nën drejtimin e përzgjedhësit Fidan Shatri, basketbollistet tona do ta nisin nga data 20 qershor e deri më 18 korrik, kur edhe do të nisen për në Qipro.

Federata e Basketbollit të Kosovës së shpejti do të filloj me kampanjën në mbështetje të Përfaqësueses A të Femrave duke përfshirë në të personalitete të ndryshme, jo vetëm të sportit, por edhe të sferave të tjera të jetës.