Përfaqësuesi i Vushtrrisë dënohet me tre muaj nga Disiplinori

1514

Komsioni Disiplinor ka dhënë dënime me bollëk në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Rëndë nga disiplina e ka pësuar përfaqësuesi i Vushtrrisë, Agim Xhakolli, i cili ka ndalesë të fuksionit zyrtare prej 3 muajëve, ndërsa lojtari vushtrriasve Ardnard Mehmeti, është dënuar me katër ndeshje.

Vushtrria gjithashtu nga disiplina ka marrë masë edhe të qortimit, kurse futbollisti i Vitisë, Përparim Livoreka është gjobitur me shumë prej 200 euro.

VENDIME:

Përfaqësuesi i KF ”Vushtrria” Agim Xhakolli, i cili në ndeshjen e javës së 24-t të Liga e Parë Grupi A Malisheva –Vushtrria ka lejuar të aktivizohet pa të drejtë loje (me 4 kartonë të verdhë) lojtari i KF Vushtrria me nr fanelle 11, Ardnard Mehmeti dhe nr ID 007369M01. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë ushtrimit të funksionit zyrtar në klub për 3 muaj në garat e organizuara nga FFK.

KF ”Vushtrria”, në ndeshjen e javës së 24-t, Liga e Parë, Grupi A Malisheva –Vushtrria, kishte aktivizuar pa të drejtë loje (me 4 karton të verdhë) lojtarin me nr.11 Ardnard Mehmeti, në kundërshtim me nenin 57 të propozicioneve të garave. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika B të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: QORTIM.

Lojtari i KF Vitia me nr.11, Përparim Livoreka, ID.nr.000278M87. Pas ndëshkimit me karton të verdhë për reagim në vendimin e gjyqtarit, ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së 25-të, Liga e Parë, Grupi B, KEK-u –Vitia. Veprime të njëjta ka shfaqur edhe gjatë largimit për në zhveshtore. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore:
Dënohet me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Lojtari i KF Vushtrria me nr fanelle 11 Ardnard Mehmeti dhe nr ID .007369M01 . Në ndeshjen e javës së 24-t Liga e Parë Grupi A Malisheva –Vushtrria është aktivizuar pa të drejtë loje (me 4 karton të verdhë). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika C e Rregullores disiplinore:
Dënohet me 4 (katërt) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuara nga FFK.

/GazetaSheshi/