Përballje gjeneratash: Messi me shokë 1987 vs Iniesta me shokë 1984

197

Një luftë mes gjeneratash ka filluar të ndodhë në rrjetet sociale, me ç’rast lojtarët e gjeneratave po krijojnë formacionet e tyre kundër gjeneratave të tjera.

Portali i njohur sportiv Goal.com ka vendosur që në këtë numër të sjellë gjeneratën e vitit 1987 të udhëhequr nga Lionel Messi kundër asaj të vitit 1984 të udhëhequr nga Andres Iniesta, transmeton Goalshqip.com

Formacioni të cilët e udhëheq Messi është i jashtëzakonshëm. Në portë ka gardianin e Manchester Cityt, Joe Hart, më pas në mbrojtje Piquen, Bonuccin dhe David Luiz. Mesfusha përbëhet nga Khedira, Matuidi, Vidal dhe Payet, ndërkohë reparti i sulmit nga Suarez, Higuain dhe vetë Messi.

Ndërsa formacioni i Iniestas ka këtë përbërje: Handanovic, Mascherano, Thiago Silva, Lichtsteiner, Chiellini, S’teiger, Cazorla, Iniesta, Tevez, Torres dhe Robben.


/Gazeta Sheshi/