Për të lindurit në ditën 26 të cilitdo muaj

119

Ju jeni person energjik dhe vital. Me atë energji tuajën në zgjedhë është edhe dëshira juaj për bashkëpunim me të tjerët të cilëve dëshironi t’ua transmetoni/bartni diturinë tuaj të gjithëmbarshme. Veçanërisht jeni të brengosur për lumturinë dhe mirëqenien e familjes suaj dhe të atyre që i doni. Jeni të entuziazmuar me punët e mëdha, me ndërmarrjet e rëndësishme dhe ndiheni të lumtur kur mund të merrni pjesë në diçka të madhe. Jeni të dashur, të kujdesshëm; të arsyeshëm; kurrë askënd nuk e shfrytëzoni; ndjeni gëzim të madh kur iu ndihmoni të tjerëve, miqve dhe farefisit. E merrni se pasuria është në dhënie e jo në marrje.

I dëshironi shkencat natyrore, por asnjë troh më pak nuk ju tërheqin edhe mësimet e fshehta ku e gjeni kuptimin e gjithëmbarshëm të jetës dhe botës.