Për ta shkruar historinë – Dukagjini dhe Llapi vetëm një hap larg Evropës!

170

Pas një rrugëtimi të gjatë, erdhi koha për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ku takohen Dukagjini me Llapin.

Për dy skuadrat kjo ndeshje do të jetë historike, derisa fituesi i këtij kompeticioni do të luaj në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja zhvillohet më 12 maj në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dukagjini vjen në finale pasi eliminoi Istogun, ndërsa Llapi fitoi me dy takime ndaj Prishtinës.

/Gazeta Sheshi/