Për një vit, 30 shqiptarë dhe 5 serbë janë akuzuar për krime lufte

156

Drejtësia në gjykimin e krimeve të luftës dhe krimeve me prapavijë politike dhe etnike në Kosovë ende mungon.

Ky është përfundimi i cili është paraqitur në një raport i titulluar “Drejtësia ende e paarritshme”, i publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Kosovë, i cili edhe ka bërë monitorimin e gjykimeve të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara politikisht dhe etnikisht.

Në bazë të këtij raporti, rezultatet e të cilit u publikuan sot, në 8 raste për këto krime, gjatë vitit 2015 janë të akuzuar 30 shqiptarë dhe 5 serbë.

Nga monitorimi i gjykimeve të këtyre lëndëve sipas raportit, sfidë mbetet se të dyshuarit janë jashtë Kosovës, frikësimi i dëshmitarëve dhe vështirësia në mbledhjen e fakteve, tani pasi kanë kaluar disa vite që prej kur janë kryer këto krime.

Zëvendëskryeprokurorja e Kosovës, Sevdije Morina, tha se gjyqësori vendor si dhe misionet ndërkombëtare si EULEX-i, kanë bërë pak sa i përket trajtimit të këtyre rasteve.

“Në këtë drejtim si ne e edhe misionet e sundimit të ligjit fare pak kanë arritur të bëjnë në aspekt. Gatishmëria dhe vullneti i prokurorëve vendor për trajtim të këtyre rasteve nuk ka munguar por rezultatet janë të vogla. Rastet po barten çdo ditë në duar të prokurorëve vendor”, tha Morina./KosovaPress/