Për çka po mendon Milani?

140

Administratori i Milanit, Adriano Galliani këmbëngulë se klubi nuk është duke menduar për trajnerin e ri në këto momente.

Në një intervistë për “Sportitalia”, Galliani u pyet në lidhje me situatën e trajnerit aktual, Sinisa Mihajlovic.

“Objektivi ynë është që të paraqitemi sa më mirë gjatë tetë ndeshjeve të ardhshme dhe gjithashtu duam ta fitojmë Kupën e Italisë”, pohoi Gaillani, transmeton Gazeta Sheshi.

“Mihajlovic? Puna e tij varet nga rezultatet. Sinisa ka një kontratë me ne deri në vitin 2017 dhe ne nuk jemi duke menduar për një trajner tjetër në këtë moment”.

Galliani foli edhe për transferimet: “Ne nuk jemi duke menduar për transferime, sepse afati është i mbyllur deri më deri më 1 korrik”.

Krejtësisht në fund, Galliani komentoi edhe formën e Carlos Baccas, duke thënë se paraqitjet e tij të fundit me Kolumbinë bëjnë që ai të jetë një nga sulmuesit më në formë në Evropë.