Penza fiton ndaj Prishtinës me sirenë dhe kalon në finale

120

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra, shkruan Gazetasheshi.com.

Penza ka marrë një fitore të madhe si vendas ndaj Prishtinës, duke e mposhtur atë me rezultat 87:86. Kjo fitore ishte e dyta e vashave pejane në gjysmëfinale, duke e siguruar kualifikimin në finale.

Për, Penzën më të dalluarat ishin Valobona Bytyqi me 34 pikë, e ndihmuar nga Gabrielle Copper me 18 pikë e 12 kërcime dhe Arbnora Përçuku me 12 sosh.

Të vashat kryeqytetase më të dalluarat ishin Enisa Kamerolli me 25 pikë, Enxhi Xhamaj 22 pikë dhe Era Shatri me 15, por që nuk mjaftuan për shmangur eliminimin nga garat e “play-offit”.

Në finale Penza do të përballet me Bashkimin. Takimi i parë do të zhvillohet në Prizren shkak se vashat prizrenase e kanë mbyllur stinorin e rregullt në vendin e parë.

/GazetaSheshi/