Penaltia e Cruff e vetmja zgjidhje për Barcelonën

163

Penaltitë janë “thembra e Akilit” për Barcelonës këtë sezonë. E vetmja gjë që nuk po funksionon tek blaugranasit janë goditjet nga pika e bardhë, pozicion ky në të cilën blaugranasit kanë dështuar plotë tetë herë këtë edicion, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Në Vallecas, përsëritet historia. Protagonisti ishte i njejtë, i cili vendosi për skenarin e shkuar duke dështuar të realizojë. Sikurse në Gijon, Luis Suarez dështoi të konveronte në gol penaltinë e fituar nga Busquets, me ç’rast e dërgoi në tetë penaltitë e huqura nga klubi azulgrana.

Gjatë këtij edicioni, Messi dhe Neymar kanë dështuar nga tri penalti, duke e bërë tashmë një problem serioz për trajnerin Luis Enrique.

Ndërkohë, kapiteni i skuadrës Andres Iniesta, që deri më tani nuk e ka marrë përsipër asnjë penalti për ta ekzekutuar ka deklaruar se skuadra nuk duket e mërzitur për këtë fakt, pasi çdo gjë tjetër po shkon sipas planit.

Zgjidhje e vetme për të realizuar nga penaltia është parë simulimi i penaltisë së njejtë që e kishte bërë në vitin 80-të, ikona e klubit Johan Cruff me Ajaxin. Në duel me Celta Vigon, Messi dhe Suarez kishin realizuar një gol të tillë.