Peja finalistja e parë në Ligën Unike, pas një fundi dramatik

167

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë në kuadër të Ligës Unike e zhvilluar ndërmjet Rahovecit dhe Pejës.

Përballja në mes dy skuadrave nga Kosova përfundoi me rezultat 73-71 për Pejën.

Rah        17           16           13           25           71

PEJ         15           20           30           8              73

Ndeshje interesante u zhvillua duke i parë rezultatet në periudhat e sfidës, Peja në tre çerekat e parë kishte krijuar një epërsi prej 19-të pikëve, ndërsa në periudhën e fundit deri në minutën e tretë kanë shënuar vetëm 2 pikë, kurse “Vreshtarët” shënuan 17 pikë duke e ngushtuar epërsinë deri në vetëm 4 pikë, mirëpo Peja në vazhdim arriti që të ruajë epërsinë dhe në fund e gjeti fitoren.

Për pejanët lëndimi i Dardan Berishës në çerekun e dytë nuk është se ndikoi, pasi që tre basketbollistët Brandon Walters (20 pikë dhe 11 kërcime), A.J Walton (18 pikë) dhe Lis Shoshi (18 pikë dhe 10 kërcime) zëvendësuan në mënyrë përfekte kapitenin.

Paraqitja fantastike e Darrel Davis që realizoi 35 pikë për Rahovecin nuk ishte e mjaftushme për të arritur finale e parë të Ligës Unike.

Gjysmëfinalja tjetër do të luhet sot (e marte) në mes Goga Basket dhe Golden Eagle Ylli me fillim nga ora 19:00.

Ndeshjet gjysmëfinale, për vend të tretë dhe finalja zhvillohen në palestrën “Dhimtraq Goga” në Durrës.