PDK do ta zgjedhë kryetarin më 7 maj

177
Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, ka propozuar së pari datën e mbajtjes së Konventës së Përgjithshme të PDK-së, ku pritet të zgjedhet kryetari i partisë, pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga ky post, pas zgjedhjes president i vendit.

“Për ta legjitimuar kryetarllëkun e dikujt duhet marre vendim se a po e mbajmë konventën dhe kur po e mbajmë. Ne si kryesi kemi ardhur në përfundim që konventën ta mbajmë me 7 maj për zgjedhjen e kryetarit. konventa ka 700 delegatë”, ka thënë Musmurati.

Këshilli Drejtues, për herë të parë i mbledhur pa themeluesin e partisë Hashim Thaçi, e ka votuar për propozimin e Konventës së Përgjithshme dhe data e mbajtjes së saj është 7 maji.

Në konventë pritet që të të zgjidhet struktura e re e Partisë Demokratike e Kosovës, pas largimit të Thaçit./koha.net/