Payet – Real Madrid, lajmi që e kanë pritur të gjithë (FOTO)

229
Dimitri Payet nuk do të transferohet në Real Madrid, por do të mbetet në West Ham.

Real Madrid duhet të tërhiqet nga përpjekjet për transferimin e Dimitri Payet.

Menaxheri i West Ham United, Slaven Bilic ka konfirmuar se mesfushori nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Me qëndrimin e Payet ne duam të dëshmojmë se jemi klub që është gjithnjë e në përpjekje për të krijuar ekip të nivelit të lartë”, deklaroi Bilic për “Sky Sports News HQ”.

Payet së fundmi kërkohet edhe nga Juventus.