Paul Scholes godet keq Pogban

159

Ish-mesfushori anglez i Manchester United, Paul Scholes, ka thënë se Paul Pogba duhet t’i bëjë gjerat në mënyrë të thjeshtë në vend se të mundohet të kopjojë yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

Ai ka thënë se Pogba po mundohet të driblojë shumë lojtarë kundërshtarë.

“Mendoj se ai po mundohet të bëjë shumë me topin,” tha Scholes për BT Sport pas humbjes 1-0 të United ndaj Feyenoord në Evropa Ligë.

Ai ka shtuar se Manchester nuk e ka blerë një Messi për t’i dribluar pesë lojtarë dhe të shënojë gol çdo herë.

“Pogba po mundohet t’i kalojë tre apo katër lojtarë. Po vrapon me top. Por, tani për tani duhet të luajë thjesht. Ky nuk është lojtari që United ka blerë. United nuk e ka blerë një Messi për t’i dribluar pesë lojtarë dhe të shënojë gol çdo herë,” tha Scholes.