Pato në pritje për të debutuar

127

Rendimenti i Alexandre Patos në Chelsea lë shumë për të dëshiruar. Braziliani i ardhur në merkaton e janarit tek skuadra londineze është ende në pritje të rastit për të debutuar, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç raporton “The Telegraph”, Pato është futbollisti i vetëm që nuk është aktivizuar fare nga të gjitha transferimet në merkaton e janarit, duke u shndërruar kështu dalëngadalë si një transferim i dështuar.

Një aventurë të tillë të hidhur e kishte përjetuar edhe mesfushori suedez Kim Kallstrom tek Arsenali në vitin 2014, me ç’rast nuk kishte arritur të realizojë asnjë paraqitje për topçinjtë.

Pato mund ti shfrytëzojë minutat  e para këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve, me ç’rat Chelsea ndeshet me Parisin, në duelin kthyes.

/Gazeta Sheshi/