Pas rikthimit te Prishtina, flet Otto John: Shpresoj ta fitojmë titullin

132

Sulmuesi i FC Prishtinës, Otto John në një intervistë për ‘Duelin Sportiv’ ka folur për rikthimin e tij tek klubi i Prishtinës.

John kishte mbetur disa kohë në Nigeri pasi nuk mundi të sigurojë lejen e qëndrimit në Kosovë, duke iu pamundësuar ardhja në Kosovë.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe jam me skuadrën, që një kohë kam munguar por e kam pritur këtë ditë dhe jam i entuziazmuar”, tha ai.

“Kam munguar një kohë të gjatë dhe më ka munguar të luaj, gjithmonë është ndjenjë e mirë kur një sulmues shënon gol, por kam vazhduar stërvitjet pavarësisht”, shtoi ai.

John tregoi edhe periudhën e tij kur ngeci në Afrikë.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua sepse jam me Prishtinën që një kohë të gjatë, më kanë munguar stërvitjet më skuadrën”, tha John.

“Nuk e kemi filluar mirë kampionatin, patëm një periudhë të vështirë, por ja dolëm falë besimit, atmosfera është fantastike në skuadër dhe shpresoj të fitojmë titullin”, përfundoi Otto John.