Pas Realit, edhe Bayern Munich e do Shkodran Mustafin

157

Përveç Real Madridit, interesim për mbrojtësin shqiptar te Valencias, Shkodran Mustafi ka shprehur edhe Bayern Munich.

Reprezentuesi i Gjermanisë, duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Mestalla”, transmeton KosovaPress.

Sipas mediave spanjolle, trajneri i ardhshëm i “Bavarezëve”, Carlo Ancelotti dëshiron Mustafin ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Musafi, i cili me Gjermaninë kishte fituar Kupën e Botës, kërkohet edhe nga Real Madridi, por mësohet se ish-futbollisti i Sampdorias preferon Bundesligën gjermane, dhe “Alianz Arena” mund të jetë destinacioni i ardhshëm i shqiptarit.