Pas gruas së Trump, Hillary Clinton akuzohet se ka përdorur vargjet e Lil Wayne në fjalim

159

Fansat e Lil Wayne thonë se tekstet e tij janë shfrytëzuar si frymëzim për fjalimin e madh të kandidates për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton.

“Kur nuk ka tavan, qielli është kufi”, ka thënë mes tjerash Clinton duke ua ofruar amerikanëve vizionin e saj.

Menjëherë kanë nisur reagimet e fansave të reperit në Twitter, të cilët thonë se Hillary ka qenë nën ndikimin e sloganit të Lil Wayne.

Ndërkohë, ka pasur edhe të tillë që thonë se është fjala për një koincidencë, pasi ai slogan është një frazë e shpeshtë.

Hillary Clinton është femra e parë kandidate për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ka thënë duhet liruar nga barrierat . Vet Lil Wayne ka shprehur mbështetje për të duke bërë një postim në Twitter.