Partizani madhështor thyen Teutën në Durrës, Mazrekaj hesht Tiranën

192

Është mbyllur java e 34-të në Superioren e Shqipërisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja kryesore është zhvilluar në “Niko Dovana”, aty ku Partizani ka marrë një fitore të madhe ndaj Teutës me rezultat 2:1. Me këtë fitore “të kuqtë” janë ngritur në vendin e parë dhe kanë rrëzuar nga froni pikërisht skuadrën durrësake.

Ndërsa në kryeqytet Laçi ka triumfuar ndaj Tiranës me një super-gol të Mentor Mazrekajt, duke u rikthyer sërish në luftë për titull ku kanë mbetur edhe dy javë deri në fund.

Ish-kampioni, Skënderbeu e ka mposhtur Apoloninë dhe ka bërë një hap të madh për mbetje në elitë. Ndërsa në zonën e rrezikut ka mbetur Bylisi e cila humbi me përmbysje nga Kukësi.

Rezultatet e javës së 34-të:

Tirana 0:1 Laçi

Teuta 0:1 Partizani

Vllaznia 1:0 Kastrioti

Skënderbeu 2:0 Apolonia

Kukësi 2:1 Bylisi

Tabela e Superiores:

/GazetaSheshi/