Parisi gati 40 milionë funta për Costan

133

Kampioni francez ka filluar planin për forcimin e organikës për sezonin e rradhës, derisa sulmuesi spanjoll Diego Costa është në pole position për tu transferuar në Parkun e Princave, transmeton lajmin Gazeta Sheshi.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, mund të ndryshojë ambient në rast se skuadra e Chelseat sezonin tjetër nuk luan në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, siç bëjnë të ditura mediat në ishull, tashmë në zyret e Stamfor Bridge ka ardhur një ofertë prej 40 milionë funte për reprezentuesin spanjoll nga Paris Saint-Germain.

Ardhja e Costas në Parkun e Princave, i hap rrugë largimit të Edinson Cavanit për largim, pasi mardhëniet e tij me teknikun aktual Laurent Blanc nuk janë edhe aq të mira. Ibrahimovic mbetet i lirë në fundin e sezonit, derisa rolin kryesor në repartin e sulmit pritet ta marrë Costa.

/Gazeta Sheshi/