Parisi e ka “mbytur” futbollin francez

183

Dalja në arenën ndërkombëtare mund të ndryshojë kurs për kampionët në fuqi të Francës, që nuk shohin rival prapa vetës në kampionatin francez, pasi ndodhen 23 pikë larg vendit të dytë.

Pak ndeshje para vikendit, parisienët kishin arkëtuar 17 fitore rradhazi, derisa edhe duelet ndaj rivalëve të vjetër si Marseille dhe Lyon, janë bërë të mërzitshme, pasi skuadra e Laurent Blanc ka dominuar në çdo aspekt në vitet e fundit, sidomos këtë sezonë që është afër të mbyll llogaritë, megjithëse kanë mbetur edhe dhjetë javë deri në fund.

Të dorëzuar pranë perandorisë parisiene duken edhe vetë rivalët kryesor të tyre.

“PSG vjen nga një tjetër planet”, është shprehur Jean-Michel Aulas, president i skuadrës së Lyonit, duke e cilësuar si një ç’nderim që po i bëhet kampionatit francez nga kjo skuadër.

“Ata janë në nivel krejtësisht tjetër nga kompeticioni yne. Lirisht mund të them që ata kanë vendosur ta çnderojnë tërësisht kampionatin francez”, përfundoi Aulas.

Oranika e skuadrës nga Parku i Princave është mjaft e pasur me lojtarë cilësorë si: Zlatan Ibrahimovic, Edinson Cavani, Angel Di Maria, Lucas Moura, Marco Verrati, Pastore, Thiago Silva, David Luiz e shumë të tjerë. Pikërisht për këto transferime të shumta, skuadra nga kryqyteti u dënua sezonin e shkuar me 20 milionë euro nga Uefa, për shkak të thyerjes së rregullit fair-play financiar.

Mirëpo, kështu si po shkojnë gjërat parisienët nuk e kanë ndërmend të ndalen, duke krijuar monopol të plotë në kampionatin francez, me sy nga Europa, të cilën e kanë shënjestër tani e disa sezone më rradhë.