Para ndeshjes me Dritën, Feyenoordi bën një transfer të madh nga Premierliga

872

Feyenoord ka prezantuar transferimin e ri, anësorin Alireza Jahanbakhsh.

27 vjeçari ishte pjesë e Brighton në Premier League, ndërsa tashmë do ta vazhdojë karrierën te gjigantët holandezë.

Prezantimi i futbollistit iranian u bë gjatë ditës së sotme nga Feyenoord.

Vlera e Alirezas nga “Transfermarkt” cilësohet të jetë pesë milionë euro, ndërsa në të kaluarën vlera e tij kishte shkuar deri në 18 milionë.

Kujtojmë se Feynoordi të enjten do të përballet me Dritën në rrethin e dytë të Conference League.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.