Papuqi: Do të rikthehemi sa më shpejtë në Superligë

368

Besa e Pejës vijon ta rrespektojë kampionatin duke shfaqur impenjim të plotë ndaj çdo kundërshtari, pavarësisht objektivave të tyre, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndihmës trajneri i kësaj skuadre, Fisnik Papuqi, pas disfatës së fundit ndaj Feronikelit në udhëtim ka treguar se do ta vazhdojnë planin të cilin e kanë nisur, ndërkohë që shpreson që shumë shpejtë Besa do të rikthehet në Superligë

“Nuk është hera e parë që jom pjesë e bankës jo si trajner, por është kënaqësi të jem pjesë e Besës edhe dhashtë Zoti t’i kryej sa me shpejtë punët e licencimt. Kurse sa i përket lojës e kemi ditë që është e vështirë, pasi kemi pasur një kundërshtar të vështirë dhe e deshmuan edhe sot. Mirëpo ne i jemi qasur si në çdo ndeshje që ta respektojmë veten tonë”.

Pamje nga ndeshja ndërmjet Besës dhe Drenicës

“Ne jemi duke e bërë ekipen, një bazë e kemi bërë tani na vyen që të riktheheni sa me shpejtë në Superligë”, përfundoi Papuqi.

Në kuadër të xhiros së fundit kampionale skuadra e Besës do të takohet me Gjilanin në shtëpi.

/Gazeta Sheshi/