Pamje që mund t’iu kenë ikur: Messi e shmangi Kroosin si të ishte një kon stërvitës

522

Vitet kalojnë për Lionel Messi dhe karriera e tij po shkon drejtë përfundimit, mirëpo magjia e tij shfaq pamje sikur të ishte në ditët e tij më të mira.

Edhe pse Barcelona pësoi humbje 2-1 si mysafir i Real Madridit në të shtunën e javës së kaluar, ylli argjentinas prodhoi disa momente magjie.

Lojtari 33-vjeçar për një çast ka arritur të turpëroi njërin ndër mesfushorët më të mirë në botë, Toni Kroos.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë arriti të shmangë gjermanin si të ishte një kon stërvitës.

Padyshim se ky moment ka bërë bujë në rrjete sociale, duke ditur për nivelin e lartë të lojës që kanë të dy lojtarët.