Pamje nga momenti i artë, kur Akil Gjakova shpallet kampion i Evropës

192

Akil Gjakova, është shpallur kampion i Evropës, shkruan Gazetasheshi.com

Xhudsti kosovar në finale ka mposhtur garuesin nga Izraeli, Tohar Butbul.

Kështu, Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e parë evropiane për senior në kategorinë -73kg.

Pas fitores, Akil Gjakova, është shprehur tejet i lumtur për medaljen e artë të fituar.

Pamje nga momenti i fitores:

Kjo është medalja e tretë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë te Portugalisë, teksa dje kanë marrë medalje edhe Distria Krasniqi të artën dhe Nora Gjakova të bronztën.

/GazetaSheshi/